SHBA – Trump: Do ta pranoj humbjen, nëse zgjedhjet janë të drejta

by admin
Spread the love

UASHINGTON, 5 nëntor /ATSH-AFP/ – Kandidati republikan, Donald Trump tha se do të ishte gati të njihte humbjen e tij kundër Kamala Harris nëse “zgjedhjet janë të drejta” duke ngritur spektrin e mashtrimit të mundshëm elektoral, pas votimit në Florida të martën.

“Nëse unë humbas zgjedhjet, nëse zgjedhjet janë të drejta, unë do të jem i pari që do t’i njoh ato”, deklaroi kandidati republikan për Shtëpinë e Bardhë.

>

Me një kapelë të kuqe me sloganin MAGA (“Make America Great Again”), ish-presidenti përsëriti kritikat e tij të zakonshme për makinat e votimit, duke thënë se ato ishin më pak të besueshme se fletëvotimet në letër dhe do të shkaktonin një vonesë në numërim.

”Ata i shpenzojnë të gjitha këto para’ në makineri… Nëse do të përdornin fletëvotimet në letër, kartat e identitetit të votuesve, vërtetimin e shtetësisë dhe votën njëditore, gjithçka do të kishte përfunduar deri në orën 22:00”, argumentoi ai.

“A e dini se letra është më e sofistikuar se kompjuterët tani? Nëse është letër me një filigran, nuk mundeni… Është e pabesueshme ajo që ndodh me këtë. Nuk ka asgjë tjetër veçse mund të bëni për të mashtruar”, shtoi ai./  a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like