SHBA – Trump: Biseduam me Xi mbi shumë tema të cilat duan zgjidhje

by admin



UASHINGTON, 17 janar /ATSH-ANSA/ – Sapo fola me presidentin kinez Xi Jinping. Thirrja ishte shumë pozitive si për Kinën ashtu edhe për Shtetet e Bashkuara, deklaroi presidenti amerikan Donald Trump.

”Pres që së bashku të zgjidhim shumë probleme, dhe duke filluar që tani”, shton presidenti.

>

“Ne diskutuam mbi shumë tema të ndryshme si bilancin tregtar, Fentanyl, TikTok dhe shumë tema të tjera. Presidenti Xi dhe unë do të bëjmë gjithçka që mundemi për ta bërë botën më paqësore dhe të sigurt!”, theksoi Trump. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakVeliaj: Tiranës do i shtohen edhe 10 shkolla të reja


You may also like