SHBA – Policia shmang atentatin e tretë ndaj Trumpit

by admin
Spread the love

KALIFORNI, 14 tetor /ATSH-ANSA/ – Ne ndoshta shmangëm atentatin e tretë ndaj Donald Trump, deklaroi sot Chad Bianco, sherifi i kontesë Riverside, mbi arrestimin e një njeriu të armatosur brenda perimetrit të tubimit të manjatit.

I pyetur nga gazetarët në lidhje me orientimin e njeriut të ndalur në mitingun e Donald Trump në Coachella, sherifi Chad Bianco tha se ”grupi ku ai bënte pjesë është i ekstremit të djathtë”.

”Njerëz që nuk besojnë në qeveri, njerëz që jetojnë me imagjinata. Por, nuk është kjo çështje, ai është një i çmendur, nuk ka rëndësi se çfarë partie i përket”, shtoi sherifi.

Burri kishte një kartë anëtarësie të një grupi të quajtur ”Qytetarët sovranë”, deklaroi policia e qarkut Riverside, duke saktësuar se ”FBI dhe shërbimi sekret po bashkëpunojnë në hetim”.

”Personi që u arrestua u paraqit si gazetar, targa e automjetit të tij ishte false dhe kishte me vete disa pasaporta”, deklaruan autoritetet.

Burri u arrestua para se manjati të mbërrinte në takimin elektoral./  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like