SHBA – OKB: Makthi në Gaza intensifikohet, po regjistrohen skena të tmerrshme

by admin
Spread the love

NJU JORK, 20 tetor /ATSH-ANSA/ – Makthi në Gaza po intensifikohet, deklaroi Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB).

”Skena të tmerrshme po shpalosen në Rripin Verior, mes konfliktit, sulmeve të pandërprera izraelite dhe një krize humanitare gjithnjë e më të përkeqësuar”, deklaroi OKB.

>

Alarmi u dha nga koordinatori special të Kombeve të Bashkuara për procesin e paqes në Lindjen e Mesme, Tor Wennesland, për të cilin në Rrip asnjë vend nuk është i sigurt për t’i shpëtuar bombardimeve.

“Në Beit Lahiya mbrëmë thuhet se ndodheshin dhjetëra njerëz që u vranë në sulmet ajrore izraelite”, thekson ai. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like