​SHBA ndalon sanksionet për Sirinë, zgjeron ndihmën humanitare për 180 ditë

by admin

Departamenti i Thesarit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës lëshoi një licencë gjashtëmujore për të lejuar partnerët humanitare të ndihmojnë në lehtësimin e tërmetit në Siri, që aktualisht ndalohej për shkak të sanksioneve ndaj vendit.

“Ndërsa aleatët ndërkombëtarë dhe partnerët humanitarë mobilizohen për të ndihmuar të prekurit, dua të bëj të qartë se sanksionet e SHBA-së në Siri nuk do të pengojnë përpjekjet e kërkim-shpëtimit për popullin sirian”, tha zëvendës-sekretari i Thesarit Wally Adeyemo.

Licenca zgjeron autorizimet humanitare, në mënyrë që këto organizata të ofrojnë ndihmë dhe të mund të fokusohen në atë që nevojitet më shumë: shpëtimin e jetëve dhe rindërtimin”.

Ministria e Jashtme e Sirisë e përshkroi sot vendimin si “mashtruese” dhe u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës që t’i japin fund masave të njëanshme shtrënguese dhe të ndalojnë praktikat armiqësore dhe shkeljet e ligjit ndërkombëtar.

Në një deklaratë për agjencinë zyrtare të lajmeve SANA, Ministria e Jashtme u bëri thirrje vendeve dhe organizatave ndërkombëtare për të kërkuar heqjen e pakushtëzuar të bllokadës çnjerëzore, imorale dhe të paligjshme të vendosur ndaj popullit sirian.


Top Channel

You may also like