SHBA – IA parandaloi mashtrime fiskale në vlerë katër miliardë dollarë

by admin
Spread the love

UASHINGTON, 18 tetor /ATSH-AA/ – Departamenti amerikan i Thesarit njoftoi mashtrime në vlerë prej të paktën katër miliardë dollarësh, që janë parandaluar vitin e kaluar fiskal me ndihmën e inteligjencës artificiale.

Në një deklaratë me shkrim të departamentit, janë ndarë të dhëna për përdorimin e inteligjencës artificiale në proceset e zhvilluara të zbulimit të mashtrimit që janë zbatuar së fundmi.

Në deklaratë thuhet se inteligjenca artificiale është përdorur për zbulimin e mashtrimeve dhe përmes kësaj metode janë shpëtuar gjithsej mbi katër miliardë dollarë pagesa në kundërshtim me normat dhe mashtruese në vitin fiskal nga tetori 2023 deri në shtator 2024.

>

Deklarata vuri në dukje se nga shuma totale e shpëtuar, afërsisht një miliard dollarë lidheshin me zbulimin dhe parandalimin e mashtrimeve me çeqe dhe afërsisht 2,5 miliardë dollarë të transaksioneve me rrezik të lartë.

“Gjatë vitit të kaluar, kemi bërë përparim të rëndësishëm në parandalimin e më shumë se 4 miliardë dollarëve në pagesat mashtruese dhe në kundërshtim me normat”, thekson deklarata duke shtuar se “Departamenti merr seriozisht përgjegjësinë e tij për të menaxhuar në mënyrë efektive paratë e taksapaguesve”.

“Ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me agjenci të tjera në gjithë qeverinë federale me mjetet, të dhënat dhe ekspertizën e nevojshme për të ndaluar pagesat e pahijshme dhe mashtrimet”, tha Departamenti i Thesarit./    /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like