UASHINGTON, 6 nëntor /ATSH-AFP/ – Në fjalimin përpara votuesve dhe simpatizantëve të saj, pas humbjes së zgjedhjeve presidenciale, kandidatja demokrate, Kamala Harris premtoi sot se do të ndihmonte presidentin e sapo zgjedhur, Donald Trump për tranzicionin e pushtetit.
“Ne do të ndihmojmë Donald Trump dhe ekipin e tij për tranzicion dhe do të angazhohemi në një transferim paqësor të pushtetit”, premtoi Kamala Harris sot, ndërsa pranoi humbjen e saj ndaj mbështetësve, disa prej të cilëve edhe qanin.
“Duhet të pranojmë rezultatet e këtyre zgjedhjeve”, tha zëvendëspresidentja, në një fjalim me një ton mjaft luftarak, edhe pse u mposht me rezultat të thellë nga republikani Trump.
”Po sot, Kamala Harris i telefonoi fituesit të zgjedhjeve presidenciale amerikane, Donald Trump për ta uruar për fitoren e tij”, tha një këshilltar i kandidates demokrate.
Zëvendëspresidentja, e cila me këtë telefonatë njeh humbjen e saj, ”diskutoi me presidentin e ardhshëm rëndësinë e një transferimi paqësor të pushtetit”, sipas këshilltarit.
”Ajo i kërkoi Trumpit të ishte presidenti i të gjithë amerikanëve”, shtoi këshilltari, i cili kërkoi të mbetej anonim./ a.jor.