UASHINGTON, 6 nëntor /ATSH-AFP/ – Kandidatja demokrate për presidente, Kamala Harris i telefonoi fituesit të zgjedhjeve presidenciale amerikane, Donald Trump për ta uruar për fitoren e tij, tha një këshilltar i kandidates demokrate.
Zëvendëspresidentja, e cila me këtë telefonatë njeh humbjen e saj, ”diskutoi me presidentin e ardhshëm rëndësinë e një transferimi paqësor të pushtetit”, sipas këshilltarit.
”Ajo i kërkoi Trumpit të ishte presidenti i të gjithë amerikanëve”, shtoi këshilltar, i cili kërkoi të mbetej anonim./ a.jor.