SHBA – Harris bën thirrje për unitet, premton të jetë presidente e të gjithë amerikanëve

by admin
Spread the love

UASHINGTON, 30 tetor /ATSH-DPA/ – Kandidatja presidenciale e SHBA, Kamala Harris u kërkoi mbështetësve të saj që të refuzojnë kaosin dhe ndarjen që ndjell Donald Trump, ndërsa fushata zgjedhore në SHBA arrin kulmin e saj.

Duke folur në një tubim të madh në zemër të Uashingtonit, në jug të Shtëpisë së Bardhë, kandidatja demokrat e cilësoi ish-presidentin amerikan Trump si “të paqëndrueshëm dhe të fiksuar pas hakmarrjes dhe kërkues pushteti në mënyrë të pakontrolluar”.

>

Zëvendëspresidentja aktuale e Shteteve të Bashkuara tha se ”Trump e ka kaluar dekadën e fundit duke përçarë popullin amerikan dhe duke ngjallur frikë mes tyre”.

“Është koha për të kthyer faqen e dramës dhe konfliktit, frikës dhe ndarjes. Unë premtoj të jem një president për të gjithë amerikanët. Të vendos gjithmonë vendin mbi partinë dhe veten”, theksoi Harris.

Kandidatja demokrate është zotuar të kërkojë kompromise dhe zgjidhje të arsyeshme, duke u zotuar se do të dëgjojë ata që mund të mos pajtohen me të ose që zgjedhin të mos e mbështesin./    /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like