SHBA – FT: Cili është plani i Trumpit për t’i dhënë fund konfliktit ruso-ukrainas?

by admin
Spread the love

UASHINGTON, 28 tetor /ATSH-ANSA/ – Ngrirja e konfliktit në Ukrainë duke ruajtur integritetin territorial të vendit, rajone autonome në të dyja anët e një zone të çmilitarizuar dhe mekanizma për zbatimin e marrëveshjes që do t’i besohen Evropës: këto do të ishin kushtet e marrëveshjes për t’i dhënë fund luftës ruse në Ukrainë të propozuara nga kandidati Donald Trump në rast të rizgjedhjes së tij në Shtëpinë e Bardhë.

Sipas asaj që u rindërtua nga ”Financial Times”, projekti do të ishte një lloj “rishikimi i marrëveshjeve të dështuara të Minskut të 2014 dhe 2015″, të cilat kishin kërkuar t’i jepnin fund luftimeve në Ukrainën lindore midis forcave ukrainase dhe separatistëve të mbështetur nga Moska.

>

Këtë herë, shkruan FT, duke cituar një këshilltar të Trump, do të kishte ”mekanizma zbatues me pasoja në rast shkeljeje”.

Mbikëqyrja duhet t’u besohet trupave evropiane, jo forcave të NATO-s, as paqeruajtësve të OKB-së.

Sipas Fred Fleitz, një ish analist i CIA-s i cili ka punuar në administratën Trump, anëtarësimi i Kievit në NATO mund të hiqet nga tavolina për disa vite për ”të nxitur Rusinë të negociojë”./  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like