UASHINGTON, 5 nëntor /ATSH-DPA/- Qendrat e votimit janë të hapura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës – ndërsa votuesit pritet të zgjedhin nëse republikani Donald Trump apo demokratja Kamala Harris do të jetë në postin e presidentit për katër vitet e ardhshme.
Votuesit në shtetet duke përfshirë Nju Jorkun, Nju Xhersi, Konektikat, Maine, Virxhinia, Kentaki dhe Indiana mund të fillojnë votimet ora 6:00 e mëngjesit.
Orë pas ore më shumë shtete do të hapin qendrat e tyre të votimit, ndërsa Alaska dhe Hawai do të jenë të fundit.
Votimi i hershëm tashmë ka filluar dhe vazhdon për javë të tëra në shumë shtete, duke i lejuar banorët të votojnë personalisht në vende të caktuara ose me fletë votimi postare.
Media amerikane, duke cituar shënime nga zyrtarë zgjedhorë dhe kompani kërkimore, tha se mbi 75 milionë njerëz kanë bërë tashmë zgjedhjen e tyre.
Në total rreth 240 milionë njerëz kanë të drejtë të votojnë.//a.i/