SHBA – Bruce Springsteen: Trump po kandidon për t’u bërë një tiran amerikan

by admin
Spread the love

UASHINGTON, 25 tetor /ATSH-DPA/- Superylli i rock-ut, Bruce Springsteen, ka mbështetur kandidaten presidenciale të SHBA-së, Kamala Harris dhe bëri thirrje për të mos mundësuar një mandat të dytë për rivalin e saj, Donald Trump.

Springsteen, në një dalje publike në fushatën e Harris në Atlanta, tha se Donald Trump po kandidonte për t’u bërë një tiran amerikan.

“Republikani nuk e kupton vendin apo çfarë do të thotë të jesh amerikan”, tha Springsteen.

“Unë mbështes demokraten Harris sepse dëshiroj të shohë dikë në Shtëpinë e Bardhë që respekton Kushtetutën e SHBA-se dhe synon të ndërtojë një ekonomi për klasën e mesme”, shtoi ai.

>

Ylli i rock-ut ka realizuar edhe disa këngë me kitarë akustike dhe harmonikë për publikun.

Xhorxhia është një nga shtatë shtetet e ashtuquajtura “swing” që shihen si vendimtare për zgjedhjet presidenciale në SHBA, më 5 nëntor.

Për të fituar, një kandidati i nevojiten 270 vota elektorale, Xhorxhia ka 16 vota elektorale.

Katër vjet më parë, presidenti amerikan Joe Biden mundi Trump me një diferencë pak më pak se 12,000 vota në shtetin e Xhorxhias. //a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like