SHBA – Biden ironizon veprimet e Trump në një takim elektoral

by admin
Spread the love

UASHINGTON, 16 tetor /ATSH-DPA/ – Presidenti i SHBA Joe Biden është tallur me kandidatin republikan presidencial Donald Trump pas një episodi të çuditshëm në një nga mitingjet e ish-presidentit.

”Ai qëndroi në skenë për 30 minuta dhe kërceu”, tha Biden për takimin elektoral të Trumpit në Filadelfia.

“Unë jam serioz. Çfarë nuk shkon me këtë djalë”, pyeti Biden, duke e quajtur Trump një “humbës”.

Trump pezulloi një takim elektoral në Pensilvani, të hënën, pasi u ndërpre nga dy urgjenca mjekësore për shkak të nxehtësisë ekstreme.

Kandidati republikan nuk u largua menjëherë nga skena, por kërkoi që të luhej ”Ave Maria”.

>

Ish-presidenti më pas kërkoi një sërë këngësh të tjera duke kërcyer nën ritmin e tyre.

“Le të dëgjojmë vetëm muzikë”, tha ai.

Edhe kandidatja presidenciale demokrate Kamala Harris ishte tallur gjithashtu me episodin.

Zëvendëspresidentja ndau një montazh të klipeve që tregonin Trump duke kërcyer dhe komentoi duke thënë ”shpresojmë se ai është mirë”.

Trump po konkurron kundër Harris në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit.

Biden hoqi dorë nga oferta e tij për një mandat të dytë pasi mosha dhe aftësitë e tij mendore u vunë nën një vëzhgim në rritje./  a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like