SHBA – Biden do të vizitojë Berlinin javën e ardhshme pas udhëtimit të anuluar

by admin
Spread the love

UASHINGTON, 13 tetor /ATSH-DPA/- Presidenti amerikan Joe Biden do të udhëtojë në Gjermani në fund të javës së ardhshme, vetëm disa ditë pasi anuloi vizitën e planifikuar për shkak të një uragani të fortë në shtetin e Floridës, sipas Spiegel.

Biden thuhet se ka planifikuar të premten një takim me kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe presidentin Frank-Walter Steinmeier në Berlin. Megjithatë, deri më tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për këtë.

Biden e kishte planifikuar fillimisht udhëtimin për të premten dhe të shtunën e kaluar, por e anuloi me një njoftim të shkurtër mes parashikimeve për kalimin e uraganit “Milton” – që goditi bregun lindor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Biden kishte planifikuar të kalonte dy ditë e gjysmë në Gjermani dhe të vizitonte bazën ajrore të ushtrisë amerikane Ramstein në perëndim të vendit – ku do të merrte pjesë në samitin për ndihmën ushtarake për Ukrainën. Më pas ai kishte planifikuar të udhëtonte në Angola.

“Vizita në Gjermani fillimisht ishte caktuar të ishte një vizitë zyrtare shtetërore me një banket zyrtar dhe ngjarje të tjera formale, por programi tani është ngjeshur shumë”, raporton Spiegel.

Kjo do të jetë vizita e parë dypalëshe e Biden në Gjermani në mandatin e tij 4-vjeçar.

Megjithëse presidenti amerikan mori pjesë në samitin e G7 në Elmau në 2022 dhe disa ndalesa me avionin e tij qeveritar në bazën ushtarake amerikane në Ramstein, ai nuk ka bërë ende një udhëtim zyrtar në Gjermani. //a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like