SHBA – 14 shtete padisin TikTok-un: Dëmton shëndetin e fëmijëve!

by admin
Spread the love



NJU JORK, 8 tetor /ATSH-ANSA/ – Një grup dypartiak prej 14 prokurorësh të përgjithshëm në të gjithë vendin ngritën një padi kundër TikTok-ut duke pretenduar se platforma kineze ka bërë të varur të rinjtë dhe dëmton shëndetin e tyre mendor.

Paditë sfidojnë elementë të ndryshëm të platformës, duke përfshirë video dhe sjellje të rrezikshme që sipas prokurorëve të përgjithshëm, prishin gjumin e fëmijëve dhe cilësinë e jetës.

Paditë janë ngritur veçmas nga anëtarët e koalicioni, i bashkëdrejtuar nga prokurori i përgjithshëm i Nju Jorkut, Letitia James dhe prokurori i përgjithshëm i Kalifornisë, Rob Bonta.

TikTok-u po përballet me akuza të ndryshme në SHBA, gjë që mund të sjellë ndalimin e plataformës në vend./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakBegaj takime me krerët e shteteve, pjesëmarrës në Samitin e Procesit të Brdo-Brijunit


You may also like