Shala thotë se e vetmja punë që Qeveria po bën në KEK është që skandalet të mos dalin në publik – Shqip

by admin
Spread the love

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala ka thënë se kanë qenë të informuar zyrtarë qeveritarë e anëtarë të bordit të KEK-ut për eksplodimin e i kazanit në Termocentralin Kosova A, Blloku A4, raporton Shqip.

Shala në profilin e tij ka publikuar edhe disa pamje nga ky eksplodim. Ai tha se e vetmja punë që po e bën Qeveria është që “me asnjë çmim” të mos dalin në publik skandalet e tyre”.

“Kanë qenë të njoftuar rreth 250 punëtorë. Kanë pasur urdhër që ta mbajnë larg syrit të mediave këtë skandal por që fatmirësisht të nesërmes Pse nuk lejuan mediat që të ofrohen nga afër për ta ko firmuar rënien e bllokut A4. Kërkojmë nga KEK që të bëjë publike kostot e kësaj avarie”.

>

“Eksplodim i kazanit “bojleri i Albinit”, në Termocentralin Kosova A, Blloku A4. Kjo i shkon për shtati mafisë energjetike, sepse tash na duhet import i energjisë”, ka deklaruar Shala.

“Sot praktikisht KEK punon pa licencë por KEK nuk ka licencë nga data 13 tetor. Vërtetë është shkelje e ligjit për miniera dhe minerale. Pas këtij informacioni, kolegët nga mazhoranca do të shqetësohen dhe do t’i presin statuset nga dikush”, u shpreh Shala.

You may also like