SERBI – Von der Leyen anulon takimin me kryeministrin serb

by admin
Spread the love

BEOGRAD, 25 tetor /ATSH-AFP/ – Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen refuzoi sot të takohet në Beograd me kryeministrin serb, Milosh Vuçeviç, i cili ishte takuar pak më parë me ministrin rus të Zhvillimit Ekonomik, Maxim Rechetnikov, tha ambasadori i Bashkimit Evropian në Serbi, Emanuele Giaufret.

“Ne e anuluam takimin me kryeministrin (serb) pas takimit (të tij) me ministrin e Ekonomisë së Federatës Ruse”, tha Giaufret, duke shtuar se kishte “një tregues mbi synimin e Serbisë për të forcuar marrëdhëniet ekonomike në fusha të tjera me Federatën Ruse”.

>

Para se të anulonte takimin me Vuçeviçin, ajo foli me presidentin serb Aleksandar Vuçiç.

“Duke pasur parasysh këtë, presidentja e Komisionit vlerësoi se nuk kishte arsye për të zhvilluar takimin me kryeministrin”, tha ambasadori Giaufret.

“Kryeministri i Serbisë, Milosh Vuçeviç, ka diskutuar sot me ministrin e Zhvillimit Ekonomik të Federatës Ruse, Maxim Rechetnikov për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik dhe të tjera mes dy vendeve”, thuhet në këtë komunikatë të qeverisë serbe./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like