NOVI SAD, 1 nëntor /ATSH-DPA/- Të paktën 13 persona humbën jetën sot – pas shembjes së një çatie në stacionin kryesor të trenit në qytetin verior serb të Novi Sadit, tha ministri i Brendshëm Ivica Daçiç.
“Aksidenti ndodhi rreth mesditës dhe shkaku nuk ishte i qartë”, njoftoi transmetuesi shtetëror RTS, duke shtuar se disa persona të tjerë u plagosën kur tenda u rrëzua.
Stacioni kryesor i trenit i Novi Sadit u ndërtua në vitin 1964 – në atë që ishte Jugosllavia e atëhershme.
>
Në momentin e aksidentit po bëhej ndërtimi, por mediet serbe thanë se çatia nuk ishte pjesë e punimeve të rinovimit.
Qyteti në Danub, me një popullsi prej 300 000 banorësh, është selia administrative e provincës së Vojvodinës. //a.i/