Seancat e thirura janë vetëm për zhurmë – Shqip

by admin
Spread the love

Deputeti i VV-së, Enver Haliti, ka kritikuar opozitën. Gjatë një debati politik, Haliti ka vlerësuar se seancat e thirura nga opozita për disa çështje të rëndësishme “janë vetëm për të krijuar zhurmë”.

Tutje, ai ka kritikuar opozitën edhe për mosvotimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.

>

“Unë konsideroj që ato seanca të thirrura nga ana e pozitës janë vetëm për të krijuar zhurmë për shkak se nuk prodhojnë asgjë. Derisa e njëjta opozitë nuk voton ligjet bazike e nuk voton marrëveshjet ndërkombëtare që përfiton Kosova dhe qytetarët, pse ne të jemi në ato seanca kur thirren pa asnjë substancë vetëm që të hedhin kritika të pavenda dhe mundohen që të krijojnë kauza të rrejshme për qëllime elektorale ditore. Kështu që LVV-ja së bashku me partnerët e kanë parë si të paarsyeshme dhe të panevojshme që të jemi në ato seanca boshe derisa opozita është deklaruar që nuk do të votojë asnjë marrëveshje ndërkombëtare”, ka thënë ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

You may also like