Sallata me domate, qershi dhe borzilok që ka veti shëruese – Shqip

by admin
Spread the love

Sallatat bëjnë pjesë tek pjatat më të shëndetshme në planet. Të përgatitura me përbërës të freskët dhe ‘dressings’ e duhura, ato e furnizojnë trupin me vitamina, minerale, fibra dietike, antioksidantë dhe enzima bimore.

Kjo sallatë ka veti shëruese dhe më poshtë do të gjeni recetën dhe vetitë e përbërësve të kësaj sallate:

Përbërësit:

4 gota domate të freskëta qershi (mundësisht të rritura organikisht)
1 gotë gjethe të freskëta borziloku
1 gotë arra të copëtuara
½ gote ullinj kallamata
Kripë deti
Përgatitja:

Pasi t’i lani domatet, pritini përgjysmë dhe vendosini në një tas. Prisni gjethet e borzilokut dhe shtojini tek domatet, prisni në feta ullinjtë dhe shtojini tek sallata së bashku me arrat e copëtuara. Përziejini dhe komplotojini me vaj ulliri dhe kripë deti.

>

Pse duhet ta konsumoni rregullisht këtë sallatë?

Borziloku ka veti antimikrobiale të cilat na mbrojnë nga infeksionet bakteriale dhe ato mykotike. Falë kësaj bime aromatike që e përdorim shpesh në pica dhe pasta, mund t’i shpëtojmë nevojës për të marrë antibiotikë dhe riskut për të qenë rezistentë ndaj disa prej tyre.

Vajrat që gjenden tek borziloku i japin kësaj bime veti të vlefshme anti-inflamatore. Një përbërës i tij i quajtur eugeon ndihmon kundra inflamacionit kornik, një gjendje e lidhur me shumë probleme si kanceri, diabeti, artriti, obeziteti, dhimbjet e kyçeve, akneve, lodhja, mjegulla e trurit, etj.

Antioksidantët e gjetur tek borziloku dhe domatet qershi ndihmojnë në neutralizimin e radikaleve të lira duke i shpëtuar qelizat e shëndetshme nga dëmtimi dhe duke ngadalësuar procesin e plakjes. Radikalet e lira janë gjithashtu përgjegjëse për inflamacionin kronik duke reduktuar nivelet e tij. Gjithashtu antioksidantët ndikojnë në zvogëlimin e kolesterolit të keq, normalizojnë presionin e gjakut dhe mbrojnë zemrën e venat nga dëmet.

Domatet qershi përmbajnë likopen, i cili u jep gjithashtu ngjyrën e kuqe këtyre perimeve. Ai njihet si një agjent i fuqishëm kundra kancerit. Likopeni gjithashtu mbron lëkurën nga dielli, parandalon diabetin, lufton sëmundjet e zemrës dhe promovon shëndetin riprodhues. Domatet qershi përmbajnë gjithashtu vitaminë C, e domosdoshme për shërimin e plagëve, lëkurë të shëndetshme dhe sistem imunitar të fortë.

You may also like