RUSI – Putin jo i pranishëm në samitin e G20-s në Brazil

by admin
Spread the love

MOSKË, 19 tetor /ATSH-DPA/ – I vetëdijshëm për trazirat rreth Rusisë dhe urdhërarrestin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare (ICC) për të, presidenti rus Vladimir Putin tha dje në një konferencë për shtyp se nuk do të marrë pjesë në samitin e ardhshëm të G20-s në Rio de Zhaneiro në nëntor.

“Unë kam një marrëdhënie të mirë dhe miqësore me presidentin brazilian, Lula da Silva. A duhet të shkoj vetë atje për të prishur punën e këtij forumi?”, tha presidenti rus.

Putin tha se Rusia do të gjejë një përfaqësues të përshtatshëm për të marrë pjesë në takimin e bllokut ekonomik në Brazil.

>

Në vitet e mëparshme, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka përfaqësuar Putinin në forum.

Për Rusinë, samiti i BRICS-it me Brazilin, Indinë, Kinën, Afrikën e Jugut, Arabinë Saudite, Iranin, Etiopinë, Egjiptin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe në qytetin rus të Kazanit, javën e ardhshme, është pika kryesore e politikës së jashtme të vitit, dhe jo G20-a.

Në vitin 2023, ICC lëshoi ​​një urdhër arresti për Putinin për krime të dyshuara lufte në Ukrainë, veçanërisht për rrëmbimin e fëmijëve ukrainas./  a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like