RUSI – Nis sot samiti dyditor i BRICS në Kazan

by admin
Spread the love

KAZAN, 22 tetor /ATSH-DPA/- Presidenti rus Vladimir Putin do të presë nga dita e sotme një samit të organizatës ndërqeveritare BRICS në qytetin e Kazanit.

Samiti mbledh së bashku 24 krerë shtetesh dhe qeverish dhe po shihet nga Putini si pjesë e një nisme për të krijuar një rend të ri botëror për t’i dhënë fund dominimit të Shteteve të Bashkuara te Amerikes. Samiti zgjat deri të enjten.

Ndër të ftuarit me përfaqësuesve nga gjithsej 32 vende do të jetë presidenti kinez Xi Jinping.

>

Anëtarëve fillestarë të BRICS – Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut – u janë bashkuar Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjipti, Etiopia dhe Irani, ndër të tjera. Statusi i Arabisë Saudite është ende i paqartë.

Rusia, e cila aktualisht kryeson organizatën, njoftoi se Arabia Saudite do të pranohej si vend anëtar në fillim të vitit – por nuk ka pasur asnjë konfirmim nga Riadi – ndërsa Arabia Saudite do të përfaqësohet në samit nga ministri i saj i Jashtëm.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov tha se statusi i Arabisë Saudite do të sqarohej në samit.

Turqia do të marrë pjesë si palë e interesuar. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like