RUSI – Modi përsërit ofertën për të ndërmjetësuar midis Ukrainës dhe Rusisë

by admin
Spread the love

KAZAN, 22 tetor /ATSH-DPA/ – Kryeministri indian, Narendra Modi ka ofruar përsëri të ndërmjetësojë midis Rusisë dhe Ukrainës në një përpjekje për t’i dhënë fund luftës, më shumë se dy vjet e gjysmë pasi Rusia pushtoi fqinjin e saj më të vogël.

“Ne mbështesim plotësisht vendosjen e paqes dhe stabilitetit’’, theksoi Modi gjatë një takimi me presidentin rus, Vladimir Putin.

Putin e kishte pritur më parë dhe vlerësoi marrëdhëniet e mira dypalëshe mes dy vendeve.

Modi është një prej 20 krerëve të shteteve dhe qeverive që udhëtuan në Rusi për samitin e BRICS të vendeve të tregut në zhvillim.

>

”Problemet duhet të zgjidhen në mënyrë paqësore. India është në kontakt me të gjitha palët dhe është e gatshme të vazhdojë të ofrojë të gjitha llojet e mbështetjes për t’i dhënë fund luftës”, shtoi ai.

Modi vizitoi Rusinë për herë të fundit në korrik.

Përqafimi i tij me Putinin u pa si një provokim në Ukrainë, ku një sulm me raketa ruse kishte shkatërruar një spital për fëmijë në Kiev.

Modi u takua edhe me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenksy gjatë një vizite në Kiev./  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like