Rrahmani në mesin e pesë lojtarëve që do të largohen nga Napoli

by admin

Kampioni në fuqi i Italisë, Napoli po planifikon një revulocion brenda ekipit me të përfunduar edicioni aktual.

Në rast se Napoli nuk siguron pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve për edicionin e ardhshëm, atëherë nga klubi do të largohen pesë futbollistë.

Në mesin e këtyre lojtarëve që do të nxirren në shitje nga Napoli, është edhe kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, kanë njoftuar të enjten mediumet italiane.

Krahas Rrahmanit, në listën e largimeve janë edhe Giacomo Raspadori, Mario Rui, Giovanni Simeone dhe portieri Alex Meret.

Napoli këtë edicion ka avancuar nga faza e grupeve të Championsit dhe në 1/8 e finales do të përballet me skuadrën e Barcelonës.

Sa i përket, kampionatit italian, Napoli është larg zonës që siguron Ligën e Kampionëve për edicionin tjetër.

Aktualisht, zë vendin e nëntë në tabelë me 35 pikë, shtatë më pak se Atalanta që është në pozitën e katërt.

Rrahmani është pjesë e Napolit prej vitit 2020 dhe edicionin e shkuar e fitoi titullin e kampionit me këtë ekip. 29-vjeçari ka kontratë me Napolin deri në vitin 2027, ndërsa këtë edicion ka 25 paraqitje në të gjitha garat dhe një gol të shënuar.

 

You may also like