Rrahës grash i mrekullueshëm, kampion me çertifikatë – Shqip

by admin
Spread the love

Ish-bashkëshorti i Drenusha Latifit, Atilla Kartesh, u bashkua mbrëmë (4 nëntor) me banorët e Big Brother VIP Kosova, ku tashmë ndodhet edhe Drenusha, ish-gruaja e tij. Pas hyrjes së tij në shtëpi, Atilla është përballur me një sërë pyetjesh dhe komentesh të forta nga banorët, të cilët nuk kanë ngurruar të rikthejnë në vëmendje akuzat e tij për dhunë ndaj Drenushës, të cilat janë bërë publike kohë më parë.

Një prej banorëve që e ka pyetur drejtpërdrejt ka qenë Rezi, i cili, me një ton ironik, nuk ka hezituar të përqeshë historinë dhe situatën e Atillës. Ai ka shprehur mendimet e tij me cinizëm, duke e vënë në dyshim qëndrimin e Atillës dhe duke e nxjerrë në pah përfshirjen e tij në ngjarjet që kanë pasuar pas ndarjes me Drenushën.

Rezi në videoklip shprehet: “Po ky ardhjen e ka të lidhur me atë që është këtu. Që do të thotë se unë kam ardhur për shembull, të ruaj imazhin e kompanisë që kam, se jo të gjithë vijnë për 200 mijë euro, se jo të gjithë e kanë aftësinë për të fituar”.

Më tutje Rezi vazhdon: “Ti ke hyrë për të treguar se çfarë gazetari i mirë je (drejtuar Vullnetit), Mevlani për të treguar se çfarë këngëtari i mirë është. Atilla që është rrahës grash i mrekullueshëm, kampion me çertifikatë, të rregullojë imazhin të thotë “Jo unë nuk rrah”, gjithësecili rregullon imazhin e vet. Dikush për të shtyrë biznesin, dikush për të shtyrë gazetarinë. Puna është që ky e ka të lidhur historinë këtu.

Atilla: Ku po të dhemb, o Rezi?

Rezi: Mua më dhemb. Kam pasur rastin në familje. Ma rrihte njeriun e shpisë, burri i tezes, më rrihte tezen, derisa u ngritën djemtë e vet pastaj dhe “pym, pym”, se kështu shkon ai muhabet.

Atilla: Çfarë ka të bëjë, ku dolëm te tezja jote?

>

Rezi: Unë gjeta rastin tim me Drenushën njësoj, me atë që më ka treguar.

Atilla: I ke interest e tua, përmbaju interesave të tua.

Rezi: Ti mos u mërzit se ne këtu çdo lloj fjalësh flasim. Ti për shembull në gastronomi nuk njihesh, për këtë histori njihesh “Rrahu gruan”. Ti nuk i njeh këta këtu, as ne ty, prandaj po them për çfarë ke hyrë? Se dikush rregullon imazhin, ti çka do të rregullosh. Për çka ke hyrë, për të treguar që je burrë i mirë?

Drenusha ka folur hapur për dhunën që ka përjetuar, duke shpërndarë publikisht shqetësimet e saj dhe duke marrë një urdhër mbrojtjeje për të garantuar sigurinë e saj dhe të fëmijëve.

You may also like