ROMË – Senati miraton marrëveshjen Itali-Shqipëri për migrantët

by admin



ROMË, 15 shkurt /ATSH-ANSA/ – Senati ka miratuar përfundimisht projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes mes Italisë dhe Shqipërisë për migrantët që parashikon hapjen e dy qendrave në territorin shqiptar për të pritur 3 000 migrantë.

Miratimi mori dritën jeshile pas 93 votave pro, 61 kundër dhe asnjë abstenim.

Miratimi u shoqërua me duartrokitje nga mazhoranca./ (vijon) a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakHasani: Partneriteti strategjik me SHBA-në, i ndërtuar mbi themel të fortë


You may also like