ROMË – Papa Françesku i drejtohet Izraelit: Paqeruajtësit e OKB-së në Liban duhet të respektohen

by admin
Spread the love



ROMË, 13 tetor /ATSH-DPA/- Papa Françesku ka bërë një apel urgjent që të respektohet misioni i Forcave të Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Libanin Jugor (UNIFIL), pasi disa ushtarë të OKB-së u plagosën nga të shtënat me armë ose shpërthime gjatë sulmeve të Izraelit në Liban.

Papa Françesku tha në Romë se po e ndiqte situatën në Lindjen e Mesme me shqetësim të madh.

“Unë bëj thirrje sërish për një armëpushim të menjëhershëm në të gjitha frontet. Le të marrim rrugën e diplomacisë dhe dialogut për të arritur paqen”, tha ai.

Deklarata e papës vjen pasi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u bëri thirrje forcave paqeruajtëse në Liban që të tërhiqen nga pozicionet e tyre në zonën e konfliktit.

Sulmet ndaj ushtarëve të OKB-së dhe selisë së tyre në Libanin jugor disa ditë më parë ndezën zemërim në mbarë botën, duke përfshirë edhe aleatët e ngushtë të Izraelit. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprak‘Nations League’, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Mikheil Meskhi” për ndeshjen ndaj Gjeorgjisë


You may also like