ROMË – Meloni: Marrëveshja Itali-Shqipëri për emigrantët do të funksionojë më së miri

by admin
Spread the love

ROMË, 23 tetor /ATSH-ANSA/ – E kisha marrë parasysh se do të kishte pengesa, por do t’i kapërcejmë dhe marrëveshja Itali-Shqipëri për emigrantët do të funksionojë, deklaroi kryeministrja Giorgia Meloni në festën e 80-vjetorit të gazetës ”Il Tempo” dhe e intervistuar nga drejtori i saj, Tommaso Cerno.

”Nuk do të lejoj të shkojë dëm një zgjidhje që ne kemi identifikuar në përputhje të plotë me ligjin italian dhe evropian, sepse ka një pjesë të politikës që nuk është dakord”, shtoi ajo.

>

”Jam e vendosur për të ecur përpara sepse kam marrë një angazhim me italianët”, theksoi Meloni.

”Lexoj për një Meloni si konspiracioniste, por nuk kam folur asnjëherë për konspiracion, por për një mungesë kujdesi ndaj votës popullore. Nëse njerëzit nuk e kuptojnë, atëherë duhet të korrigjohen zgjedhjet e tyre”, shtoi kryeministrja.

”Akuzat për shpërdorim të fondeve nga ata që premtonin superbonuse nuk i pranoj”, shtoi Meloni në lidhje me kritikat e opozitës ndaj marrëveshjes Itali-Shqipëri për emigrantët./  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like