ROMË – Marina Berlusconi: Mbështes marrëveshjen Shqipëri-Itali për emigrantët

by admin
Spread the love

ROMË, 24 tetor /ATSH/- Marrëveshja e nënshkruar mes vendit tonë dhe Italisë ka hapur një debat të madh politik në shtetin fqinj, tha Marina Berlusconi, vajza e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusconi, sipas “ItaliaOggi”.

Deklarata e saj erdhi gjatë inaugurimit të librarisë së re Mondadori në Galleria Sordi në Romë.

Marina Berlusconi mbrojti qëndrimet e qeverisë së Giorgia Melonit duke bërë një reagim për vendimet e drejtësisë lidhur me këtë çështje.

“Disa gjyqtarë nuk janë armiq të babait tim apo të Melonit, por janë armiq të vendit. Unë kam një opinion pozitiv për qeverinë”, tha ajo.

>

Në këto dy vite qeveria ka qenë serioze dhe autoritare në politikën e jashtme, duke u frymëzuar nga vlerat e europianizmit dhe ekonomia ka përfituar prej saj dhe këtë e tregojnë edhe faktet”, tha Marina Berlusconi.

E pyetur nga gazetarët nëse do të merrej me politikë në të ardhmen, Marina Berlusconi tha se do t’i përkushtohej vetëm sipërmarrjes.

“Babai më ka këshilluar gjithmonë kundër kësaj. Unë jam një sipërmarrëse, më pëlqen ajo që bëj dhe kjo është ajo që dua të vazhdoj të bëj edhe në të ardhmen”, tha Marina Berlusconi.//a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like