ROMË – Konflikt fizik në parlamentin italian

by admin



TIRANË, 12 qershor /ATSH/- Deputetët italianë janë përfshirë në një konflikt fizik gjatë seancës se sotme parlamentare.

Ndërsa po diskutohej një projektligj, deputeti i “Lëvizjes 5 Yjet”, Leonardo Donno u përpoq t’i dorëzojë një flamur italian ministrit Roberto Kalderol.

Në këtë moment, disa deputetë të djathtë u afruan dhe anëtari i “Lega Nord”, Igor Iezzi e goditi vazhdimisht me grusht në kokë dhe ai ra në tokë.

Dono u mor nga mjekët dhe u nxor nga parlamenti me një karrige me rrota.

Në përleshje është goditur edhe një asistent parlamentar që ka ndërhyrë për të qetësuar deputetët.

Pas ngjarjes seanca u pezullua dhe të gjithë senatorët e opozitës u larguan nga salla. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakBERLIN – Mbi 100 marrëveshje në Konferencën e Rimëkëmbjes së Ukrainës


You may also like