Trajneri i Realit të Madridit, Karlo Ançeloti ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për duelin e sotëm në “Bernabeu” kundër Milanit (21:00).Lajmi i madh në listë është rikthimi i gatshëm i sulmuesit Rodrigo, i cili ka lënë pas dëmtimin dhe më në fund është përfshirë në listë. Braziliani u dëmtua kundër Dortmundit dhe është rikuperuar në kohë për të qenë në skuadrën e Ançelotit, diçka që dukej e pamundur të ndodhte.
Po ashtu, lajm i mirë është rikthimi i gatshëm dhe i mbrojtësit, Antonio Rydiger. Gjermani që vuante nga një mbingarkesë ka kaluar gjithçka dhe pritet të jetë titullar sonte në mbrëmje. Ata që mungojnë në ndeshjen e sotme janë Karvahal, Kurtua dhe Alaba.PANORAMASPORT.AL
>