
KAJRO/MOSKË, 17 shkurt /ATSH-DPA/- Një delegacion rus i kryesuar nga ministri i Jashtëm Sergei Lavrov ka mbërritur sot në mbrëmje në Arabinë Saudite për bisedime me sekretarin Amerikan të Shtetit, Marco Rubio.
“Gjëja kryesore është të arrihet një normalizim i vërtetë i marrëdhënieve mes nesh dhe Uashingtonit”, tha Yuri Ushakov, këshilltar për politikën e jashtme të presidentit rus Vladimir Putin, për televizionin shtetëror rus – pas mbërritjes në aeroportin e Riadit sot në mbrëmje.
Ushakov nuk ka dashur të komentojë për qëndrimet negociuese. Pritet që lufta në Ukrainë të jetë tema kryesore e diskutimeve, pasi presidenti amerikan Donald Trump zhvilloi një bisedë telefonike me Putinin, javën e kaluar – dhe tha se ata ranë dakord të fillonin negociatat për t’i dhënë fund konfliktit “menjëherë”.
Rusia pushtoi vendin fqinj gati tre vjet më parë dhe tani kontrollon pothuajse një të pestën e territorit ukrainas, duke përfshirë gadishullin e Krimesë, të aneksuar në vitin 2014 në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar. //a.i/