RIAD – Arabia Saudite bën thirrje për vetëpërmbajtje pas sulmit izraelit

by admin
Spread the love

TEHERAN, 26 tetor /ATSH-DPA/- Dy ushtarë iranianë u vranë në sulmin izraelit në objektet ushtarake në Iran, sipas ushtrisë, ndërsa vendet arabe kritikuan sulmet hakmarrëse të Izraelit mes shqetësimeve për përshkallëzimin e situatës në rajon.

“Ushtarët u vranë në aksion”, raportoi agjencia iraniane e lajmeve Tasnim, e cila konsiderohet zëdhënëse e Korpusit elitë të Gardës Revolucionare Islamike të vendit (IRGC).

Ata vdiqën në sulmin hakmarrës të shumëpritur të Izraelit – gjatë të cilit IDF tha se kishte kryer “sulme të sakta” në objektivat ushtarake iraniane.

“Objektivat përfshinin objektet e prodhimit të raketave, sistemet e raketave tokë-ajër dhe sistemet e mbrojtjes ajrore”, tha zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF), Daniel Hagari.

Media shtetërore iraniane raportoi shpërthime pranë kryeqytetit, Teheranit, ku jetojnë 15 deri në 20 milionë banorë. Sot në mëngjes, shpërthime u dëgjuan edhe në qendër të qytetit dhe u dalluan zjarri kundërajror.

Sulmet e Izraelit ndaj objektivave iraniane shihen si një hakmarrje për sulmin e Iranit të 1 tetorit ndaj Izraelit, në të cilin ai lëshoi ​​rreth 200 raketa balistike ndaj shtetit hebre.

Hagari paralajmëroi Iranin që të mos përshkallëzohej më tej situata, duke thënë se nëse kjo ndodhte, Izraeli do të ishte i detyruar të përgjigjej.

>

Por në Teheran, Ministria e Jashtme iraniane tha se vendi ishte të drejtë të mbrohej pas sulmeve.

Mes frikës së një lufte gjithëpërfshirëse, disa vende arabe kritikuan sulmet e Izraelit.

Arabia Saudite tha se dënon shënjestrimin ushtarak të Iranit duke quajtur sulmin – një shkelje të sovranitetit të saj dhe një shkelje të ligjit ndërkombëtar.

Vitin e kaluar, Arabia Saudite dhe rivali i saj rajonal, Irani, i cili mbështeti palët kundërshtare të konflikteve në Jemen dhe Siri, ranë dakord në një marrëveshje të ndërmjetësuar nga Kina për të rivendosur lidhjet pas një ndërprerjeje prej shtatë vjetësh.

Në një deklaratë, monarkia u bëri thirrje të gjitha palëve të ushtronin vetëpërmbajtje maksimale dhe paralajmëroi për pasojat e konflikteve të vazhdueshme ushtarake në rajon.

Duke e quajtur sulmin një “shkelje të hapur” të sovranitetit të Iranit, Katari shprehu gjithashtu shqetësim ekstrem për pasojat e mundshme “të rrezikshme”. //a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like