PRAGË, 9 janar /ATSH-ANSA/ – Ish-kryeministri çek, Andrej Babis u lirua nga akuza për mashtrim, sipas procedimit gjyqësor për çështjen e një resorti turistik, ku ish-kryeministri dhe kandidati presidencial kishte përdorur fondet evropiane.
Gjyqtari i Gjykata e Pragës dha sot vendimin, në fund të një procesi që filloi shtatorin e kaluar.
Babis, i cili beson se gjyqi i tij ishte i motivuar politikisht, ishte akuzuar se kishte përvetësuar dy milionë euro subvencione për të financuar ndërtimin e një kompleksi të madh që përfshinte një qendër konferencash, një kompleks hotelerie, një fermë dhe një kopsht zoologjik.
Javën e kaluar prokurori kishte kërkuar dënim me burg me kusht prej tre vjetësh dhe një gjobë prej 10 milionë korona (rreth 415 000 euro) kundrejt Babis.
Në fjalën e tij përmbyllëse, ai ka shpjeguar se resorti turistik nuk mund të shihej si një kompani e vogël ose e mesme dhe për këtë arsye nuk mund të kualifikohej për të marrë subvencione nga BE-ja./ /os/