Reijnders: Preferoj të luajë si 8-sh, Milani ka cilësitë për të synuar titullin

by admin
Spread the love

I pranishëm në nëntë daljet e para sezonale të Milanit mes Serisë A dhe Champions-it, Tizhani Reijnders është ende në kërkim të golit të parë sezonal si kuqezi pas atyre tre të shënuar vitin e kaluar. Për momentin i ka dhuruar ekipit dy asiste dhe shumë kilometra, por është gati të japë më shumë. Të paktën kështu ka deklaruar në një intervistë për televizionin e klubit.Ju gjithmonë jeni titullar mes Milanit dhe Holandës, si ndiheni? Ndopak i lodhur?

Kam ende mjaft energji, është e rëndësishme të rikuperoheni mirë pas ndeshjeve dhe të kujdeseni për trupin. Por tani ndihem mirë dhe kam shumë për të dhënë.

Një moment themelor për sezonin e Milanit me 7 ndeshje në 21 ditë…

Ndeshjet e fundit sigurisht nuk kanë qenë më të mirat për sa i përket rezultateve, por e rëndësishme është të qëndrojmë të bashkuar si grup dhe të jemi kompakt. Kemi cilësinë për të ndryshuar trajektoren e këtij sezoni: duam të fitojmë, e dimë që të ndeshjet e radhës janë të rëndësishme. Kam shumë besim te ky grup, mund të bëjmë më mirë se sa në ndeshjet e fundit.

A ka Milani nivelin e nevojshëm për të luftuar për titullin?

Po, ka pasur ndryshime taktike, jemi duke u përmirësuar ndeshje pas ndeshjeje. E rëndësishme është të kuptojmë se si dëshiron të luajë trajneri e këtë po e kuptojmë pak nga pak dhe po e zhvillojmë lojën tonë. Kemi një grup të madh, me cilësi të madhe, tani na takon ne ta tregojmë me fitore.

Fonseka ju ka vendosur në pozicione të ndryshme. Ku argëtoheni më tepër?

Kryesisht si numër 8, që është pozicioni ku kam luajtur më shumë kur isha ende te Alkmari në Holandë. Mendoj se ky është pozicioni ku mund të kem më shumë ndikim. Jam nga ata lojtarë që vrapojnë nga “zona në zonë”, mund të luaj si 10 ose 8. Por gjëja më e rëndësishme është të kem ndikim për ekipin dhe të përpiqem të bëj mirë. Kjo është ajo që dua nga loja ime.

>

A mendoni se 4-3-3-shi i Alkmarit mund të aplikohet edhe te Milani?

Po sigurisht, e kemi bërë te Milani disa herë. Nuk është një 4-3-3 i vërtetë, ka dy sulmues, është i veçantë. Por me 4-3-3 mund të bëj mirë dhe të luaj si numër 8.

Në skuadër ju cilësojnë si milanez tashmë…

Jeta këtu në Milano është e bukur. Gruaja ime pëlqen të jetojë këtu, është e veçantë. Fëmija im i parë ka lindur këtu në Milano, është një qytet shumë i veçantë.

Kur do të flisni italisht gjatë intervistave?

Pas dy-tre muajsh do t’ju përgjigjem në italisht (qesh).

PANORAMASPORT.AL

You may also like