Regjim i posaçëm komunikacioni nesër dhe pasnesër në Shkup

by admin

MPB informoi se nesër dhe pasnesër, për shkak të ardhjes së një numri të madh të delegacioneve të huaja, do të ketë regjim të posaçëm komunikacioni në rajonin më të gjerë të qytetit në Shkup.

“Të martën dhe të mërkurën (21 dhe 22 nëntor), Njësiti për Siguri në Komunikacionin Rrugor do të ndërmarrë masa për regjim të posaçëm të komunikacionit në rajonin më të gjerë të qytetit. Për këtë qëllim Sektori i Punëve të Brendshme në Shkup u bën thirrje qytetarëve që t’i respektojnë urdhrat të cilat i japin nëpunësit e policisë nëpër rrugë”, njoftojnë nga MPB. 

MARKETING



You may also like