Real Madrid-Barcelona/ Flik: “Real Madrid TV” bën gabim që transmeton videot e arbitrave para ndeshjeve

by admin
Spread the love

Trajneri gjerman i Barcelonës analizon ndeshjen e vitit, e cila do të luhet në “Bernabeu”. Gjatë konferencës për shtyp tekniku i Barçës u shpreh i habitur me strategjinë e “Real Madrid TV”, i cili transmeton video të gabimeve të arbitrave përpara ndeshjeve.

“Nuk e dija një gjë të tillë dhe po habitem pasi nuk jam dakord. Arbitrat kanë një punë të vështirë, por unë kam një tjetër punë pasi më duhet që të përgatis lojtarët për ndeshjet. Unë kam shumë vite në këtë punë dhe kurrë s’kam patur probleme me arbitrat”, tha Flik.

Sa i përket ndeshjes trajneri gjerman ka parashikuar një duel mjaft të fortë pasi të dy skuadrat sipas tij gëzojnë një formë të mirë.

>

I pyetur për Lamine Jamal, Flik tha: “Siç e keni parë është një lojtar i talentuar. I shpejtë, por ka aftësi teknike të larta. Mendoj se duhet të përmirësohet pak në fazën mbrojtëse”, komentoi Flik.

 

You may also like