Real – Barcelona, sfidë e çmendur

by admin
Spread the love

E pamundur të zgjedhësh. Reali apo Barcelona? Cila nga skuadrat e mëdha të El Klasikos së sotme është në formë më të mirë?

Sukseset e javës së kaluar në kampionat u pasuan nga triumfe të vërteta në Champions, më parë 5-2 e madrilenëve ndaj Dortmundit dhe një mbrëmje më vonë 4-1 e “blaugranëve” kundër Bajernit të lavdishëm.

Kaq e madhe ishte jehona e asaj që katalanasit bënë ndaj bavarezëve, saqë një gazetar guxoi të pyeste trajnerin e Realit, Karlo Ançeloti, nëse kjo Barcelonë e ka trembur e ka lënë pa gjumë?

“E vërteta është që janë në formë shumë të mirë, ndërsa mendoj se në një ndeshje si El Klasiko është shumë e vështirë të zgjedhësh një favorit. Për fat, asgjë në këtë botë nuk ma prish gjumin”.

Gjithsesi, edhe kryeqytetasit janë për t’u pasur frikë.

Reali është kampion I Spanjës dhe I Europës, dhe dyshja Mbape-Vinicius ka nisur të funksionojë.

Për më tepër, luhet në “Santiago Bernabeu”, dhe trajneri I Barçës, gjermani Hansi Flik pyetet se çfarë ka menduar këto ditë për derbin.

>

“Ndershmërisht ju them se nuk kam pasur shumë kohë që të mendoj për këtë ndeshje. Gjithsesi, jemi përgatitur mirë dhe duam që të paraqitemi në maksimum. Është e qartë se duam rezultat pozitiv, nuk ka si të jetë ndryshe. Besoj se do të jetë një ndeshje e madhe”.

Të dyja skuadrat kanë mungesa.

Realit I mungon portieri I dëmtuar Kurtua, si dhe Karvahal, Alaba dhe Rodrigo.

Barcelona nuk ka portierin titullar Ter Shtegen, Arauhon, Kristensenin, Bernalin dhe Ferran Torresin.

Madrilenët kanë fituar 3 nga pesë ndeshjet e fundit në kampionat, ndaj 2 të kundërshtarëve, dhe që mund të barazojë rekordin e katalanasve me 43 ndeshje radhazi pa humbje.

Gjithsesi, La Ligën e kryeson Barcelona me 30 pikë dhe golaverazh më të mirë sesa Reali që ka 27..

You may also like