Reperi i njohur, Noizy, ka deklaruar se viza e tij amerikane është refuzuar për shkak të arrestimit të tij, disa muaj më parë.
Thënë kështu, atij do t’i pamundësohet shkuarja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të cilën njoftoi vetë reperi i njohur shqiptar.
Ai u ka kërkuar falje fansave të tij që s’do të mund të jetë i pranishëm.
“U kërkoj falje të gjitha fansave të mi në SHBA. Nuk mund të vij kësaj here. Ambasada amerikane po ma vështirëson këtë.
>
Nuk e kuptoj, por çka është, është. Për shkak se u arrestova muajin e kaluar, më kanë revokuar vizën amerikane”, ka shkruar Noizy në postimin e tij.
Shiko foton: