Rast i mirë për takime me liderë të BE-së – Shqip

by admin
Spread the love

Këtë fundjavë, në Lisbonë të Portugalisë, zhvilloi punimet Kongresi i Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve të Evropës, ku Partia Demokratike e Kosovës është anëtare me të drejta të plota.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, njofton se me një pjesëmarrje të madhe të partive anëtare nga e gjithë Evropa, kanë zgjedhur edhe kryetaren e re dhe gjashtë nënkryetarë të ALDES-s, për mandatin e ardhshëm.

“Jam shumë i lumtur që në këtë periudhë ALDE-n do ta drejtojë mikja ime, e PDK-së dhe e Kosovës, eurodeputetja gjermane, Svenja Hahn. Si rëndom, edhe ky Kongres, ishte një mundësi e mirë për të takuar liderë dhe përfaqësues të shumtë politikë nga shtete të BE-së dhe më gjerë, me të cilët diskutuam për të thelluar bashkëpunimin tonë”, shkruan kreu i PDK-së, në Facebook.

Krasniqi thotë se së bashku me partitë anëtare të ALDE-s në tërë kontinentin evropian, po e përkthejnë parimin e lirisë në veprime konkrete në politikë, ekonomi dhe në të gjitha fushat, në funksion të ndërtimit të një të ardhmeje më të mirë për të gjithë.

You may also like