Rashica kthehet ndaj Galatasarayt – Shqip

by admin
Spread the love

Sulmuesi i Kosovës, Milot Rashica ka gjasa të jetë i gatshëm për derbin e Turqisë që Beshiktashi e luan këtë vikend kundër Galatasarayt.

Kështu ka bërë të ditur trajneri i Beshiktashit, Giovanni van Bronckhorst, i cili ka konfirmuar mungesën e Rashicës në ndeshjen e Ligës së Evropës kundër Lyonit, e cila luhet të enjten mbrëma.

Rashica u lëndua javën e shkuar në fitoren e Kosovës 3:0 kundër Qipros në Prishtinë, ndeshje kjo që i takoi Ligës së Kombeve dhe sulmuesi i krahut u largua në fillim të pjesës së parë.

>

Rashica i mungoi Beshiktashit në fitoren e së dielës 2:0 ndaj Konyasporit për t’u ngjitur në pozitën e dytë në tabelë me 20 pikë, pesë më pak se Galatasaray që është lider.

Ndeshja Galatasaray – Beshiktash, luhet të hënën e ardhshme në kuadër të xhiros së dhjetë të kampionatit turk.

Këto dy skuadra u përballen në finalen e Superkupës së Turqisë para fillimit të këtij sezoni, ndeshje të cilën Beshiktashi e fitoi me rezultatin e thellë 5:0.

You may also like