Ramadani prinë në Serie A për topa të rikuperuar

by admin
Spread the love

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Ylber Ramadani po del të jetë njëri prej lojtarëve kryesor këtë sezon në Serie A te skuadra e Lecces.

Në fakt, Ramadani është shndërruar në njërin prej emrave më të rëndësishëm te Lecces në kampionatin italian, në të cilin deri më tani janë zhvilluar 7-të xhiro.

28-vjeçari ka 7 paraqitje deri më tani në Serie A tek Lecce dhe është i prinë listës së lojtarëve me më së shumti topa të rikuperuar në kampionat.

Sipas statistikave të ligës italiane dhe Lecces, Ramadani ka bërë hiq më pak se 60 rikuperime të topit, duke lënë pas vetes mesfushorit e Napolit, si Stanislav Lobotka e Frank Anguissa që kanë 49 përkatësisht 45 topa të rikuperuar.

Ramadani, aktualisht është i grumbulluar me Kombëtaren e Shqipërisë për ndeshjet me Çekinë dhe Gjeorgjinë në Ligën e Kombeve, ndërsa me Leccen ka kontratë deri në vitin 2026.

Aktualisht, Lecce është në pozitën e 17-të me vetëm 5 pikë të tubuara pas shtatë ndeshjeve të luajtura në Serie A.

You may also like