Rafael Varan i jep mesazh klubeve të tjera: Duhet të kopjoni Realin e Madridit

by admin
Spread the love

Ish-mbrojtësi i kombëtares franceze dhe Realit të Madridit ndër të tjerë, Rafael Varan ka dhënë një intervistë për gazetën “L’Equipe”, ku ka analizuar karrierën e tij, të cilën e mbylli vetëm pak ditë më parë. Duke folur për Realit e Madridit dhe kohën e kaluar me “Los Blancos”, Varan ishte i qartë, duke i treguar të gjithë rrugën që duhet të ndjekin për të qenë të suksesshëm.

“Isha me fat që arrita në një klub që u jep të rinjve kohë për të mësuar në një nivel shumë të lartë dhe për t’u pjekur fizikisht. Ajo që ata kanë bërë prej vitesh, me mua, (Federiko) Valverde, Vinicius apo Rodrigo, është e jashtëzakonshme. Të gjitha klubet e mëdha duhet të kopjojnë Realin. Klubi zgjat stërvitjen, ndërsa në vende të tjera të rinjtë fillojnë herët e më herët dhe lodhen herët e më herët. Nëse dëshironi të keni sukses, Reali i Madridit është modeli i duhur”, komentoi Varan.

>

PANORAMASPORT.AL

You may also like