Rabiu nuk ka dyshime – Shqip

by admin
Spread the love

Skënderbeu është rikthyer te fitorja pas disa javësh me rezultate negative dhe për momentin morali në kampin korçar ka ndryshuar.

Është e qartë se pikët janë ato që kanë më shumë rendësi.

Mesfushori nigerian i Skënderbeut, Mario Rabiu, në një prononcim të dhënë për “Panorama Sport”, ka treguar se fitorja ishte e domosdoshme në ndeshjen me Bylisin.

Sipas tij, loja e bukur nuk shërben, vetëm pikët e rritin moralin. “Jemi rikthyer te fitorja, që ka shumë rëndësi për ne. Vinin nga dy humbje radhazi dhe situata nuk ishte ndër më të mirët. Ndjenim presionin e pikëve dhe për pasojë kishim një situatë jo fort të qetë në aspektin psikologjik.

>

Pushimi në bëri mirë, pasi u qetësuam dhe punuam fort për ndeshjen e fundit. E vlerësuam në maksimum kundërshtarin, që ashtu si ne ishte në kërkim të rezultatit pozitiv. Mendoj se bëmë një ndeshje të mirë për të arritur objektivin që kishim. Ajo fitore, veç tri pikëve në tabelë, na qetëson shumë nga ana psikologjike dhe na bën të jemi më të motivuar për sfidat e radhës”, ka theksuar fillimisht Mario Rabiu.

ELBASANI – I ndalur më pas te ndeshja e radhës në transfertë ndaj Elbasanit, titullari i Skënderbeut shprehet se do të jetë shumë e vështirë, sepse bëhet fjalë për një ekip cilësor. “Është një ndeshje e vështirë dhe mjaft delikate, pasi Elbasani është një skuadër shumë cilësore. Kemi pasur probleme me të edhe në ndeshjen e parë në Korçë dhe ai barazim tregoi më së miri cilësitë e tyre. Megjithatë, ne shkojmë me moralin lart dhe besimin për të bërë një ndeshje të mirë. Si në çdo takim, objektivi ynë është që të dalim me pikë të plota nga kjo transfertë. Do të na duhet të bëjmë maksimumin që të arrijmë diçka të tillë”, tha Rabiu.

SITUATA – Për ndeshjen e kësaj fundjave trajneri Ivan Gvozdenoviç nuk do të ketë në skuadër Nikajn të dëmtuar, por edhe Gërçon, që tashmë është bërë çështje te Skënderbeu. Rikthehet ndërkohë mbrojtësi kolumbian Vaskez, i cili mungoi në Ballsh për shkak të skualikfimit nga kartonët. Nga ndeshja e fundit, si një forcë e shtuar e korçarëve është edhe Balaj, i cili debutoi me fanellën e Skënderbeut, pasi i erdhi leja e kalimit.

You may also like