Qytetarët detyrohen të blejnë në Kosovë e Serbi – Shqip

by admin

VMRO-DPMNE: QYTETARËT DETYROHEN TË BLEJNË NË KOSOVË E SERBI

VMRO DPMNE akuzoi pushtetin se ka lënë qytetarët me mungesa të barnave të llojllojshme. Igor Nikollov nga kjo parti tha se si pasoj e mungesës, qytetarët detyrohen të gjenë zgjidhje duke blerë barna në shtetet fqinje si Kosovë e Serbi.

“Derisa çdo dëgjojmë në media se ka mungesë të barnave për kategori të ndryshme pacientësh, institucionet kompetente që kanë njoftuar të paktën 10 herë se kanë formuar një komision për listë pozitive, sërish në realitet nuk ka as barna bazë të mjaftueshme, e lëre më ilaçet e reja dhe moderne në listën pozitive. A ka institucioni kompetent ligjor, Agjencia e Barnave, të dhëna për konsumin e përgjithshëm të barnave në vend? Nuk mund të lejohet që diabetikët të mos kenë shirita, të mos kenë ilaçe cilësore dhe të lihen pr 7 muaj nën mëshirën. Nuk mund të lejojmë që ilaçi Kreon, Trikafta tashmë të njohur, të mos jenë të disponueshëm për pacientët me fibrozë cistike, gjë që cenon drejtpërdrejt parimin e barazisë. Erdhën në pushtet me premtimin se do të sjellin ilaçe moderne dhe bashkëkohore, ndërsa sot pacientët blejnë ilaçe të zakonshme në Kosovë dhe Serbi. Ndaj është e nevojshme që menjëherë të restartohet istemi shëndetësor dhe kjo Qeveri të largohet sa më shpejt!” – deklaroi Igor Nikollov, VMRO-DPMNE. /KlanMacedonia/

You may also like