Qeveria pret mendimin e Anti-Korrupsionit – Shqip

by admin
Spread the love

Pas akuzave të shumta nga opozita, Kryeministri i vendit, Hristian Mickoski ka konfirmuar se kreu i ri i Agjencisë për Siguri Kombëtare, Bojan Hristovski posedon certifikatë sigurie për sekrete shtetërore.

Ndërkaq duke folur për atë nëse certifikata TOEFL për njohjen e gjuhës angleze e marrë në Pllovdiv të Bullgarisë është e falsifikuar ose jo, kryeministri tha se do të pres mendimin dhe vendimin e komisionit për parandalim të Korrupsionit i cili kujtojmë se ka hapur lëndë për të vërtetuar nëse certifikata e paraqitur nga Hristovski është e falsifikuar.

“Po, lidhur me pyetjen e dytë, ai posedon certifikatë për siguri dhe sekrete shtetërore. Kurse lidhur me pyetjen e parë, se çfarë do të ndërmerr Qeveria, do ta presim mendimin e Komisionit për Parandalim të Korrupsionit”,
deklaroi Mickoski.

>

You may also like