Qeveria e shoqëria civile të bëhen bashkë, për promovimin e bashkëpunimit ndëretnik e ndërtimin e paqes – Shqip

by admin
Spread the love

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) si pjesë e një projekt i mbështetur nga National Endowment for Democracy (NED), ka organizuar panel diskutimi, raporton Shqip. Aty u tha se kjo ngjarje synon të eksplorojnë se si Qeveria dhe shoqëria civile mund të bashkëpunojnë në mënyrë më efektive për të promovuar bashkëpunimin ndëretnik dhe ndërtimin e paqes në Kosovë.

Paneli ka adresuar boshllëqet dhe mundësitë aktuale për përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike në Kosovë, duke kërkuar llogari dhe veprim nga institucionet publike.

Drejtori i QKSS-së, Mentor Vrajolli ka deklarua se dialogu i mirëfilltë ndëretnik nuk mund të përfshihet vetëm me shoqërinë civile, por me të gjithë akterët institucional.

“Kjo është një nga temat e sigurisë, por ndërlidhet me fuqizim të bashkëpunimit ndëretnik të komuniteteve. Dialogu i mirëfilltë ndëretnik nuk mund të përfshihet vetëm me shoqërinë civile, por dhe me përfshirje e të gjithë akterëve. Shpeshherë dinamikat nacionale kanë penguar që këto zhvillime të mos jenë në qendër të vëmendjes. Me një angazhim të të gjithë akterëve dhe me një seriozitet më të madh të Qeverisë që do të mund të ulemi dhe të diskutojmë në mënyrë njerëzore në tavolinën e diskutimi”.

Këshilltarja e kryeministrit Albin Kurti, Elizabeth Gowing, tha se në këto tre vjet Kosova ka pasur përfshirje të komuniteteve jo shumicë në të gjithë sferat e jetës.

“Ka qenë mundësi e madhe për të parë por edhe çfarë janë rezultatet dhe çfarë është e nevojshme. Prej shoqërisë civile mendoj që duhet të shihet përtej projekteve, nuk është një projekt specifik për një projekt. E kisha cilësuar punësimi që ka qenë kërkuese në Kosovë, e sidomos e komuniteteve jo-shumicë”.

“Kur ulesh në një tavolinë ditë për ditë për të bashkëpunuar e ke një qëllim të përbashkët. Mund të flas për disa iniciativa që kanë pasur suksese siç janë projekti për praktikë me pagesë për studentët. 16% e pjesëmarrësve janë prej komuniteteve jo shumicë, 12% janë serb. Njëjtë kemi bërë edhe në punësimin e institucioneve. Gjithashtu në sektorin publik kemi pasur 172 serb për policë. Ka interes prej komuniteteve”, ka thënë Gowing.

>

Zëvendëskryetari i Komunës së Graçanicës, Leutrim Ajeti ka theksuar suksesi arrihet vetëm kur lihen anash bindjet politike dhe bëhen bashkë të gjitha komunitet për të diskutuar dhe bashkëpunuar.

“Njëri prej sukseseve ka qenë jetësimi i linjës së autobusit Prishtinë Graçanicë-Kishnicë. Që i bie ndërlidhje e komuniteteve, përveç që i ka shërbyer për jetën ditore, por ka shërbyer brenda janë takuar kanë biseduar”.

“Një sfidë që është bërë sukses është se ata të rinjtë kanë harruar edhe përkatësinë e tyre etnike, është e rëndësishme që në të ardhmen të bëhen mekanizma që të takohen të rinjtë dhe të gjitha shtresat e komuniteteve në secilin komunë. Kur takohemi me kryetaren i takohem këta të rijnë të komuniteteve, kryetarja ua thotë në fillim takimit shpresoj që do të kaloni mirë siç kalojmë ne dhe më vjen mirë që i kanë lënë bindjen politike anash”.

Drejtor ekzekutiv i organizatës, CASA, Miodrag Marinkoviq, ka potencuar se qëllimi është që të ketë bashkëpunim me të gjitha komunitete dhe të punohet në zhvillimin ekonomik dhe siguri, raporton EO.

“Qëllimi ynë është ta promovojmë këtë aksion ta sigurojmë një jetë të pakicave dhe në këtë proces ne punojmë në disa fusha në zhvillimin ekonomik dhe siguri. Punojmë në këtë fushë në shumë nivele dhe me disa aktivitet të përfaqësojmë disa projekte të lirshme. Ne e kemi të rijnë dhe janë pak të frikësuar kanë jetuar në një sistem ku nuk janë lejuar mendimet”.

“Atyre njerëzve t’iu ndihmohet dhe kjo është një aktivitet shumë i gjatë dhe organizata jonë është e fokusuar dhe po punojmë bashkë dhe mund të arrihet në disa rezultate. Serbët në jug dhe në veri ata nuk njohin infrastrukturë ligjorë të lidhen në disa organizata. Qëllimi ynë që qytetarëve tonë t’i mundësohet të rriten dhe të marrin disa qëndrime. Ne iu ndihmojmë atyre të arrijnë disa kushte dhe në mënyrë efikase të paraqesin problemet e veta”, ka thënë Marinkoviq.

You may also like