Qeveria e ka kthyer Kosovën prapa, dështimet po i mbulon me temën e Asociacionit e veriut – Shqip

by admin
Spread the love

Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se Qeveria Kurti e ka kthyer Kosovën prapa, duke u shprehur se gjatë këtij mandati s’e ka kryer asnjë punë, raporton Shqip.

Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë, Tahiri ka thënë se dështimet, Qeveria po i mbulon me temën e Asociacionit, veriut dhe të urës.

“Kjo qeveri dhe kjo shumicë le që e ka kthyer Kosovën prapa, por i ka dhënë goditjen më të madhe si në aspektin e forcimit të brendshëm, po ashtu edhe dëmtimin e vetë të subjektivitetit ndërkombëtar…Po flasim për standard të dyfishtë, e paparë të mashtrimit që kurdo që duhet të diskutohen çështjet e mirëqenies, kthehemi te ura, te Asociacioni e te veriu, pasi s’kanë çka të flasin tjetër send”, ka theksuar Tahiri.

>

Sipas Tahirit, kryeministri Albin Kurti po i ikën ballafaqimit në Kuvend “pasi s’ka asnjë arritje”. Ai para gazetarëve ka prezantuar një dokument, i cili sipas tij është e 23 marsit të këtij viti.

Tahiri u shpreh se aty janë nënshkrimet e kryeministrit Albin Kurti, kryeparlamentarit, Glauk Konjufca dhe presidentes Vjosa Osmani, ku ai thotë se janë zotuan për themelimin e Asociacionit.

“Kjo letër këtu, është letra e 23 marsit, të këtij viti, ku të tre krerët e shtetit zotohen për themelimin e Asociacionit. Pra, çka doni më shumë se tre nënshkrime të tre udhëheqësve të shtetit, të kryeministrit, kryeparlamentarit dhe të presidentes që thotë se ne zotohemi se do ta themelojmë Asociacionin”.

You may also like