Qeveria duart i ka gjithçka përveç se të pastërta – Shqip

by admin
Spread the love

Lidhja Demokratike e Kosovë (LDK) ka mbajtur një konferencë për medie, pas publikimit të mesazheve mesë koordinatores së komiteteve në Vetëvendosje, Dejona Mihalit, dhe ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, për sa i përket skandali për përfshirjen e ambasadorit Martin Berishaj në dallaveret me rrymë nëpërmjet kompanisë GEN, raporton Shqip.

Zyrtari i LDK-së, Visar Azemi, se kjo qeveri nuk e ka ndërmend ta luftoj korrupsionin e që duart nuk i kanë të pastërta.

Ai ka thënë se publikimi i këtyre mesazheve tregon se kjo qeveri e ka mbrojtur njeriun e korruptuar duke qenë plotësisht në dijeni për akuzat.

“Ajo çka po shohim është se korrupsion nuk e kanë ndërmend ta luftojnë e duart i kanë gjithçka përveç se të pastërta. Dëshmitë dhe raportimet e sotme tregojnë qartë për përfshirjen ditekte të isntava me të larta të VV në aferat korrutpive të Martin Berishajt dhe Nagip Krasniqi. Sot e pame se ne mesazhet e publikuara qysh atëherë vetë e kishin pranuar korrupsioni. Mos të harroj që kjo qeveri e mbrojti me ngulm Martin Berishja pas raportimeve korruptive në tregun e energjisë, sot po shohim se Dejona Mihalit ishte në komunikim të vazhdueshme me Ngaip Krasniqin në lidhje me Martin Berishja dhe po bindemi serish se kjo qeveri e ka mbrojtur njeriun e korruptuar duke qenë plotësisht në dijeni për akuzat”, ka thënë ai.

Në komunikimet që i ka siguruar gazeta Nacionale ndërmjet Dejona Mihalit dhe Nagip Krasniqit, del se Mihali e përcillte me vëmendje secilin raportim skandali për përfshirjen e ambasadorit Martin Berishaj në dallaveret me rrymë nëpërmjet kompanisë GEN. Ato, ia përcillte ish-kryeshefit të KEK-ut.

Madje, në njërën prej bisedave, Mihali e informon Nagip Krasniqin për shkrimet e mediave se kompania GEN e lidhur me Martin Berishajn, kishte përfituar 4.2 milionë euro gjatë kohës së krizës energjetike.

You may also like