Qentë e ndihmojnë shëndetin e njeriut – Shqip

by admin

Shumë studime sugjerojnë se qentë ndikojnë pozitivisht në shëndetin e njeriut.

Gjatë vitit të kaluar, “Medical News Today” ka raportuar se mbajtja e një qeni ulë rrezikun e vdekjes së parakohshme.

Gjithashtu, hulumtuesit në Universitetin e Harvardit sugjerojnë se pronarët e qenve rrezikohen me pak nga sëmundjet e zemrës, shkruan Medicalnewstoday, transmeton Klan Kosova.

>

Faktori kryesor që zgjatë jetën është aktiviteti fizik. Nëse keni një qenë atëherë duhet të kujdeseni që të ecni së paku dy herë në ditë.

Për më tepër, Universiteti i Misurit ka zbuluar se personat në moshë mbi 60 vjeç gëzojnë shëndet më të mirë falë stërvitjes “të detyruar” që marrin duke ecur me qentë e tyre.

Po ashtu, fëmijët që janë ekspozuar ndaj baktereve të caktuara të bartura nga qentë kanë pasur një reduktim të simptomave të astmës, kanë zbuluar hulumtuesit.

You may also like